Bllokohen disa rrugë nga shiu i madh në Gjilan

Disa rrugë sonte janë bllokuar në komunën e Gjilanit për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Në disa forografi shihet se si është vështirësuar komunikacioni për shkak të ujit të madh në rrugë.

Ndryshe, kjo është nata e dytë radhazi që ka stuhi të madhe në Kosovë.
Sipas “Prishtina Weather” edhe nesër moti pritet të jetë me shi dhe me bubullima./IndeksOnline/

