39 aksidente brenda 24 orëve

Në mbarë vendin gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 39 aksidente, njofton Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Sipas statistikave të përgjithshme që ka publikuar PK, bëhet e ditur se 15 aksidente kanë përfunduar me të lënduar ndërsa 24 të tjera me dëme material. Ndërsa nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, transmeton IndeksOnline.