Sot merret vendimi, Prishtina e pret me ankth

Mbrëmë ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja parakualifikuese e Europa League në mes të skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps dhe Prishtinës.
Ndeshja u suspendua disa minuta para fillimit të saj për shkak se tetë lojtar dolën pozitiv me koronavirus, shkruan Indeksonline.
Gjatë ditës së sotme, UEFA do të vendos se çfarë do të bëhet me fatin e asaj ndeshje, ku me shumë gjasë do të vendoset në tavolinë.
Nëse ndeshja është anuluar nga autoritet shtetërore të Gjibraltarit atëherë ka mundësi që fitorja t’i jepet Prishtinës, por nëse është anuluar nga zyrtari i UEFA-së atëherë fitorja do t’i jepet Lincolnit.
Rregullorja e UEFA-së për këto ndeshje e thotë qartë që nëse skuadra e ka formacionin e kompletuar (përfshi edhe portierin) dhe tre rezervistë atëherë loja duhet të vahzdoj.
Prishtina i kishte 11 lojtar të formacionit startues si dhe tre lojtar në bankën rezervë. /IndeksOnline/