Rritet për dyfish më shumë depresioni në Britaninë e Madhe gjatë pandemisë

Gati dy herë më shumë njerëz po shfaqnin simptoma depresioni në kulmin e bllokimit në Mbretërinë e Bashkuar në krahasim me numrat para pandemisë. Ata që u goditën më shumë janë të rinjt,sic tregojnë të dhënat zyrtare, shkruan DW, transmeton IndeksOnline.
Sipas këtij studimi të ri në Britani të Madhe është treguar një rritje e nivelit të deprisionit gjatë qershorit në 19.2%, u bë e ditur nga disa statistika të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave.
Numrat e qershorit janë pothuajse dyfish më të lartë se ata që u raportuan midis korrikut 2019 dhe mars 2020, kur mesatarisht 9.7% u ankuan për simptoma depresioni.
Pjesë në këtë studim që u krye para dhe pas pandemisë morën mbi 3 mijë e 500 respondent, të moshës mbi 16 vjecare.
Stresi dhe ankthi
Sipas këtij studimi u vu në dukje se të rriturit, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe njerëzit me probleme financiare kishin më shumë gjasa të përjetonin një formë depresioni gjatë mbylljes. Veçanërisht, pjesëmarrësit e moshës 16-39 vjeç kishin më shumë gjasa të preken, me gati një të tretën që raportojnë simptoma depresioni.
Sidoqoftë, studiuesit zbuluan se të gjitha grupmoshat kishin më shumë të ngjarë të ndjeheshin depresion ndërsa ishin në mbyllje. Stresi dhe ankthi ishin simptomat më të raportuara, sipas studimit. Vetëm 3.5% e të sëmurëve nga depresioni raportuan përmirësim gjatë bllokimit./IndeksOnline/