75 Mall Live Search
10:55 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ndërpritet një aheng familjar dhe ndalohen disa persona në Prizren

Është ndërprerë një aheng familjar i mbajtur të hënën në mbrëmje në komunë e Prizrenit.Policia ka njoftuar se i ka shpërndarë të ftuarit e këtij ahengu, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, transmeton IndeksOnline.

Tutje në po këtë komunë, policia ka ndaluar 4 persona, të cilët pas mesnatës, po shëtisnin  duke mos respektuar kështu vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Policia njofton se ka ndaluar edhe dy persona të tjerë për po të njëjtën arsye dhe se rastet kanë shkuar me procedurë të rregullt./IndeksOnline/