75 Mall Live Search
11:18 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Dhuna në familje është bërë përditshmëri për kosovarët. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 6 raste të tilla, në qytete të ndryshme të vendit.

Prin Prishtina dhe Gjilan ime nga dy raste, Obiliqi dhe Gjakova me nga 1 rast.

Ky është raporti i Policisë së Kosovës përkitazi me dhunën në familje:

DHUNË FAMILJARE

•Prishtinë 13.08.2020 – 19:05. Lidhur me rastin, më 18.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

•Prishtinë 17.08.2020 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

•Obiliq 18.08.2020 – 19:05. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

•Gjilan 17.08.2020 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar dhe kanosur dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar poashtu ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

•Gjilan 18.08.2020 – 02:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

• Gjakovë 12.08.2020 – 09:06. Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar e shqetëson në telefon dhe i njëjti ka hapur llogari në rrejte sociale në emër të ankueses. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.