75 Mall Live Search
11:10 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / C E

Barcelona prezanton zëvendësuesin e Abidalit

Ramon Planes është drejtori i ri teknik i FC Barcelonës.

Skuadra katalonase këtë e ka konfirmuar përmes një komunikate zyrtare gjatë ditës së sotme, shkruan Indeksonline.

Planes kështu do të zëvendësoj Eric Abidalin i cili ndërpreu kontratën me skuadrën gjatë ditës së djeshme.

Ai më parë ka bërë këtë punë te skuadra e Espanyolit dhe Getafes.

Gjatë orëve të më vonshme, Barcelona do të zyrtarizoj edhe trajnerin e ri, holandezin Koeman. /IndeksOnline/