75 Mall Live Search
13:50 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Përfundoi intervistimi i tre kandidatëve për rektor të UP-së

Ka përfunduar procesi i intervistimit të tre kandidatëve për rektor në Universitetin e Prishtinës. Këshilli Drejtues tashmë pritët që përmes votës të bëjë zgjedhjen se kush do të jetë në krye të UP-së.

Edhe Naser Sahiti që po mëton të jetë rektor, pasi përfundoi intervistimin tha se procesi ka qenë në rregull dhe transparentë.

Ndërkaq, Rron Gjinovci nga shoqëria civile që e monitoroi tërë procesin e intervistimit të kandidatëve tha se ai ka qenë në rregull dhe shpresoi se Këshilli do të vendosë për njërin prej kandidatëve, e jo procesi të kthehet në pikën zero.