Ramosaj nis takimet me Hotin e ambasadorët për rrugën Deçan – Plavë: Bëhet ose do e bëjë

Autostrada Deçan – Plavë, ka qenë një nga temat kryesore të ditëve të fundit.
Derisa, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi të bërë së fundmi në rrjetin social Facebook ka thënë se ka nisur takimet, së pari me kryeministrin Avdullah Hoti e më pas edhe me ambasadorë, me bindjen që rezultati do të jetë zgjidhja e duhur.
Ky është postimi i plotë:
Të nderuar qytetar te Deçanit!
Kam filluar sot takimet, fillimisht me kryeministrin për të
vazhduar intensivisht deri me daten 27 gusht,kur do mbajmë takim me të gjith
Ambasadorët.
Jam i bindur që rezultati do jetë zgjidhja e duhur për Deçanin.
Bëhet ose do e bëjë!
