75 Mall Live Search
18:24 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Këto janë fjalët e para të Koeman si trajneri i Barcelonës

Barcelona tashmë dhe zyrtarisht ka firmosur kontratë 2-vjeçare me teknikun holandez, Roland Koeman.

Pas një zhgënjimi në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Bayernit që e humbën në 2:8, Barcelona ka shkarkuar tekniku e saj, Setien, shkruan IndeksOnline.

Pas shkarkimit të Setien në stolin e Barçës u zyrtarizua Koeman, i cili la Kombëtaren e Holandës për klubin spanjoll.


Ndërkaq ai sot foli para mediave i premtoi tifozëve të Barcelonës se skuadra e tyre do të forcohet edhe me shumë.

“Të gjithë e dinë se Barcelona është shtëpia ime”, tha fillimisht Koeman.

“Ne duhet të bëjmë ndryshime, një gjë nuk mund ta humb krenarin e skuadrës.

“Ne duhet të punojmë shumë që Barça të jetë e fortë, megjithëse Barcelona është akoma skuadra më e madhe në botë”, tha ai.