75 Mall Live Search
09:54 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

‘Harrohet’, distanca para Qendrës së Asistencës Sociale në Podujevë

Qytetarët të shumtë janë parë mëngjesin e së enjtes para qendrës së Asistencës Sociale në Podujevë, shkruan IndeksOnline.

 Ata më mëngjes kanë dërguar ankesat e tyre pranë kësaj qendrën, në lidhje me mos kryerjen e pagesës prej 130 eurosh nga ana e qeverisë së Kosovës, për familjet që nuk kanë asnjë të punësuar gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Mirëpo ajo që shqetëson në këto pamje është mospërfillja e distancës ngas ana e këtyre qytetarëve, duke rrezikuar kështu jetën e njëri-tjetrit në këtë kohë kur po përballemi me virusin Covid-19.

IndeksOnline ju sjell pamje: