Visar Morina fiton çmimin e magazinës Cineuropa në Sarajevë

Regjisori Visar Morina është fituesi i çmimit
të magazinës e Cineuropa në kuadër të Festivalit të Sarajevës, Cineropa është
magazinë e profesionistëve të kinemasë dhe filmit evropian, dhe ky çmim i jepet
një filmi, që përveç cilësive të padiskutueshme artistike, promovon edhe idenë
e dialogut dhe integrimit evropian.
Ndarja e çmimeve të partnerëve të festivalit të Sarajevës i
paraprinë ndarjes së çmimeve kryesore që do të transmetohen live sonte duke
filluar nga ora 20:10.
‘Exil’-i kishte premierën botërore në festivalin e madh të
Sundance në SHBA, dhe atë evropiane në Berlinale në shkurt të këtij viti,
ndërsa shfaqje në Sarajevë ishte premiera rajonale e filmit nga regjisori
kosovar Visar Morina.
Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me
origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e
punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.