75 Mall Live Search
16:01 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Ministrja Haradinaj – Stublla uron popullin e Hungarisë për Ditën Kombëtare

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Hungarisë me rastin e Ditës Kombëtare.

Ajo me këtë rast ka shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e Hungarisë, ndërsa ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Kosova është njohur nga Republika e Hungarisë më 19 mars të vitit 2008.