Haradinaj-Stublla e Selimi takohen me drejtorin e Sigurisë Kombëtare, flasin edhe për takimin e 2 shtatorit ne SHBA

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla janë duke vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Selimi dhe Haradinaj sot gjatë ditës kanë bërë të ditur se janë takuar në Uashington me Ryan Tully, Drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe .Amanda B. Ahlers, Drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Sipas një shkrimi që Haradinaj ka bërë në Facebook, me ta kanë diskutuar për , diskutuam mbi përgatitjet e takimit të 2 shtatorit dhe përgjithësisht mbi dialogun Kosovë-Serbi.

“Rikonfirmuam domosdoshmërinë që dialogut tani i duhet lidershipi amerikan që të dinamizojë dhe qartësojë epilogun përfundimtar të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA-të dhe Shtëpia e Bardhë do mbesin përherë adresa jonë e sigurtë dhe garanca e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit”, thuhet në njoftim.
E të njejtën gjë e pohoi edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.
Selimi shtoi se dialogut tani i duhet lidershipi amerikan që të dinamizojë dhe qartësojë epilogun përfundimtar të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në një takim pune në Washington DC me Ryan Tully, Drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Amanda B. Ahlers, Drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, diskutuam mbi përgatitjet e takimit të 2 shtatorit në Washington DC dhe përgjithësisht mbi dialogun Kosovë-Serbi.
Rikonfirmuam domosdoshmërinë që dialogut tani i duhet lidershipi amerikan që të dinamizojë dhe qartësojë epilogun përfundimtar të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë.
ShBA-ja dhe Shtëpia e Bardhë do mbesin përherë adresa jonë e sigurtë dhe garanca e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit”, tha ai./IndeksOnline/
