75 Mall Live Search
20:30 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

Iu dëmtohen 70 ari me speca, nuk e viziton askush kultivuesin nga Babimovci

Në fshatin Babimovc, të komunës së Obiliqit, një kultivuesi të specave iu janë ndëmtuar 70 ari tokë të mbjellura.

Nexhat Mehmeti për IndeksOnline ka treguar se iu janë dëmtuar 70 ari tokë të mbjellura me speca.

Ai ka thënë se deri tani Ministria e Bujqësisë nuk  e ka marrë mundin që të shkoj ta vizitoj e t’i shohin dëmet e shkaktuara nga moti i ligë që ka mbretëruar javët e fundit në vend.

Mehmeti është shprehur i dëshpëruar për mosinteresimin e organeve kompetente ndaj punës së tij që ka bërë në arë.

Ndryshe, në dy javët e fundit në Kosovë ka mbretëruar një mot me shi e kokërriz të shoqëruar me bubullima i cili ka shkaktuar dëme të mëdha në kultura bujqësore në të gjitha komunat e vendit.

Ndërkohë kujtojmë se, fshati Babimovc është njëri ndër fshtrat më kultivuese të specave në Kosovë. /IndeksOnline/