Për t’u shëtitur me jahtin e Cristiano Ronaldos duhet të keni muskuj

Dëshironi të hipni në jahtin e Cristiano Ronaldos ? Do t’ju kushtojë me “6-packs”.
Superylli ndërkombëtar i futbollit solli disa miq në jahtin e tij super të shtrenjtë në brigjet e Mallorca në Spanjë … dhe madje edhe miqtë e tij janë muskuloz, shkruan TMZ, transmeton Indeksonline.

Ronaldo ka shijuar pushimet aty gjatë disa javëve të fundit rreth disa nga pjesët më të veçantë të bregdetit me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez , dhe fëmijët e tyre duke treguar muskujt e tij çdo herë që dikush i drejtonte një aparat fotografik.

Jahti i Ronaldos është i çmendur – thuhet se përmban 6 banjë, 5 kabina luksoze, një zonë ngrënie, kuzhinë, bar … dhe aty duhet të jetë edhe një zonë palestre patjetër, apo jo?

Ronaldo raportohet se ka shpenzuar rreth 7 milionë dollarë në jaht – gjë që nuk është asgjë për të, ai raportohet se ka vlerë qindra miliona dollarë nga kontratat e futbollit dhe marrëveshjet e tjera

Sipas Forbes, ai bëri mbi 105 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar nga paratë e kontratës dhe sponsorët , atleti i dytë me pagë më të lartë në planet.

Atleti i vetëm që fitoi më shumë para është Roger Federer , i cili fitoi 106.3 milionë dollar.

Por, ama Federer nuk është as afër fizikut të CR7./Indeksonline/

