Digjet një veturë në 2 të natës në Kolovicë të Prishtinës

Një veturë mbrëmë ka marrë flakë rreth orës 02:00 në Lagjen “Kolovicë”, në Prishtinë.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga momenti i ngjarjes.
Në video shihen zjarrëfikësit të cilat janë duke lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Ende nuk raportohet për të lënduar./IndeksOnline/