75 Mall Live Search
13:33 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

E konfirmuar: Alban Rexhepi lë Kosovën, të hënën zyrtarizohet tek skuadra shqiptare

Futbollisti i shumë skuadrave kosovare, Alban Rexhepi pritet të largohet nga Kosova dhe të transferohet në Shqipëri.

Në një prononcim për Indeksonline, Rexhepi e ka konfirmuar se do të transferohet në Shqipëri por nuk e ka përmendur në cilën skuadër.

“Po është e vërtet që do të transferohem në Shqipëri, por emrin e klubit do ta merrni vesh të hënën kur të firmosi”, u shprehë ai duke mos dashur të mos zbuloj më shumë.

Nuk është hera e parë për Rexhepin që luan në Shqipëri. Ai në të kaluarën kishte mbrojtur ngjyrat e Laçit.

Kurse në Kosovë ka luajtur për ekipet si Gjilani, Drita, Ferizaj, Llapi, Vushtrria, Vllaznia e Pozheranit dhe së fundmi Vitia./Indeksonline/