Kolonë në kufirin Serbi-Hungari, mërgimtarët presin deri në pesë orë

Mërgimtarët kosovarë që po kthehen në vendet ku jetojnë e veprojnë kanë hasur në kolona të gjata në kufirin Serbi-Hungari.

Një mërgimtar për IndeksOnline ka treguar se pritja është e gjatë, deri në pesë orë.
Në disa fotografi që ka dërguar në adresë të IndeksOnline shihen një numër i madh i veturave që po presin në radhë./IndeksOnline/

