I riu godet me veturë për vdekje 64 vjeçaren, në Ferizaj

Në një aksident trafiku të ndodhur sot ,21.08,2020 rreth orës 07:45 minuta në rrugën ,,Rexhep Bislimi” në Ferizaj , një 64 vjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast ka humbur jetën.
Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit Opel Combo, me targa lokale, E.K.. ( M/Shtetas i Republikës së Kosovës, 20 vjeç),nga pakujdesia,me anësoren e djathtë godet këmbësoren SH.J. (F/Shtetase e Republikës së Kosovës 64 vjeçare) , me q’rast e njejta pëson lëndime të rënda trupore.
E lënduara është dërguar fillimisht në emergjencë dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku rret orës 13:30 min, nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara viktima ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i
automjetit është ndaluar për 48 orë.