Lëndohen gjashtë persona nga një aksident në rrugën Mitrovicë –Prishtinë

Janë lënduar gjashtë persona si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Lajmin për IndeksOnline e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Shupkovcë”, ka thënë Zahiti.
Ai ka treguar tutje se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës./
“Në aksident ishin të përfshira dy vetuyra ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime e të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës”, theksoi Zahiti.