75 Mall Live Search
23:31 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjashtëvjeçari Eldion Shoshi vuan nga leukemia akute, ka nevojë për ndihmë

Gjashtëvjeçari Eldion Shoshi nga Istogu vuan nga leukemia akute.

Ai e ka filluar trajtimin, por i është dashur ta ndërpresë në gjysmë për shkak se familja nuk i ka pasë të gjitha mjetet financiare të nevojshme.

Për ta vazhduar trajtimin mjekësor për Eldionin duhen edhe 82 mijë e 330 euro që familja e ka të pamundur t’ia sigurojë.

Prandaj, familja e vogëlushit përmes Klan Kosovës kërkon nga të gjithë ata që kanë mundësi dhe vullnet të mirë ta ndihmojnë të birin e tyre.

Familja Shoshi thotë se djali i tyre ka nevojë urgjente për trajtim dhe nëse nuk sigurohen të hollat e kërkuara do të detyrohen ta largojnë nga spitali.

Më poshtë gjeni të gjitha mënyrat se si mund ta ndihmoni vogëlushin Eldion Shoshi:

Numri i kontaktit të familjes:

0177 144 0938

Fitore Selmanaj

IBAN: DE79632500300022087379

BIC: SOLADES1HDH

Paypal: selmanajfi@gmail.com

https://www.paypal.com/pools/c/8rjgAhAxj2