Sot nuk ishte nata e tij – Kastrati u ndëshkua me të kuq në ndeshjen ndaj NK Istra

Lirim Kastrati është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen kundër NK Istra pasi mori dy kartona të verdhë.
Kosovari startoi edhe në ndeshjen e dytë por në minutën e 57-të ai do të ndeshkohej me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar me të kuq.
Ndryshe, Dinamo megjithatë arriti që ta fitojë ndeshjen me një gol nga penalltia që u shënua në minutën e 88-të.
Kastrati ka startuar në dy ndeshjet e Dinamos së Zagrebit, e cila gjendet në vendin e parë pas dy xhirosh të futbollit në këtë vend.