Gjendet i pajetë një burrë nga Tirana
				Një 68 vjeçar është gjetur i mbytur në ujrat e lumit në Mullet.
 
 Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
 
 Policia ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
 
 Njoftimi
 Tiranë/Informacion paraprak
 
 Me datë 22.08.2020, rreth orës 03:25, në Lumë, në Mullet, është gjetur i mbytur shtetasi Sh.P., rreth moshës 68 vjeç.
 
 Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

