Pamje/ Momenti kur Tiani arrin në QKMF të Malishevës
Dy vjeçari i zhdukur që nga dje, Tian Krasniqi fatmirësisht është gjetur sot shëndosh e mirë.
Menjëherë pas gjetjes së tij, ai është dërguar në QKMF të Malishevës për ta bërë një kontroll, transmeton Indeksonline.
Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha për Indeksonline tha se gjendja e tij është stabile dhe pas kontrollës do të shihet se si do të veprohet tutje.
Tiani u gjet në një perimetër afër shtëpisë së tij nga bashkëfshatarët e tij./Indeksonline/