Sot Capital T vjen me një super “Braziliane”

Capital T nuk po e ndal punën dhe as sjelljen e projekteve muzikore.
Ai edhe këtë sezon ka qenë mjaft aktive me lanismin e një albumi të ri “Skulpturë” dhe këngëve solo.
Një ndër këngët që u kthye në hit këtë verë ishte ajo në bashkëpunim me Ledri Vulën “DMP”.
Por, Kapo nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi sot ai vjen me një tjetër projekt muzikor që do të jetë i bashkangjitur edhe me videoklip.
Përmes një video të shkurtër të shkëputur nga klipi, reperi i njohur bëri të ditur se sot në ora 19:00 publikohet kënga me titullin “Braziliane”.
“Sot ne orën 19:00, ju prezantoj një super “Braziliane”, ka shkrua Capita T në mbishkrimin e postimit./Indeksonline/