75 Mall Live Search
17:47 / E Shtunë, 22 Gusht 2020 / indeksADMonline

Fëmija largohet nga shtëpia në Prishtinë, e gjejnë menjëherë prindërit

Një fëmijë është raportuar se ka humbur në një lagje në Prishtinë. Por, menjëherë është gjetur nga prindërit e tij, me ndihmën edhe të Policisë.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës i kanë thënë Gazetës Express se fëmija i raportuar i humbur është gjetur menjëherë nga prindërit e tij.

“Fëmija është larguar pak nga shtëpia. Menjëherë kanë ardhur prindërit e tij dhe e kanë marrë”, ka thënë një hetues i policisë.

Edhe dëshmitarët e kësaj ngjarje kanë treguar se fëmija menjëherë është marrë nga fëmijët posa është njoftuar se ka humbur ai fëmijë.