75 Mall Live Search
08:46 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Trump akuza për Agjencinë e Administrimit të Barnave, thotë se po ngadalësojnë punën për zhvillimin e vaksinës anti-Covid 19

Presidenti amerikan, Donald Trump ushtroi sërish presion mbi autoritetet për zhvillimin dhe miratimin e një vaksine kundër Covid-19.

“Dikush ose kushdo në agjencinë për Administrimin e Ushqimeve dhe Barnave, po ia vështirësojnë punën kompanive të ilaçeve për të rekrutuar vullnetarë për testimin e vaksinave dhe trajtimeve. Natyrisht, ata shpresojnë të vonojnë përgjigjen deri pas 3 nëntorit, por duhet të përqëndrohen te shpejtësia dhe shpëtimi i jetëve”, postoi Trump në Twitter.

Trump ka thënë se shpreson që të zhvillohet një vaksinë rreth kohës së zgjedhjeve.

Sidoqoftë, ekspertët kanë paralajmëruar se çdo ndërhyrje politike në procesin e testimit dhe miratimin e vaksinave mund të hedhë dyshime dhe të minojë sigurinë dhe legjitimitetin e saj.