75 Mall Live Search
17:35 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Përplasën dy Golf 4 në magjistralen Pejë – Prishtinë, lëndohen disa persona

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Dy makina të tipit Golf 4 janë përplasur njëra me tjetrën në orët e pasdites së sotme në magjistralen Pejë – Prishtinë, gjegjësisht në Kijevë.

Indeksonline mëson se nga ky aksident janë lënduar disa persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

Pamje nga vendi i ngjarjes: