Lëndohet mbrojtësi i Bayernit, në finale të Ligës së Kampionëve

Bayern Munchen ka marrë një goditje të rëndë në minutën e 25-të të finales së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.
Jerome Boateng ka pësuar një lëndim dhe është detyruar të zëvendësohet.
Mbrojtësi gjerman lëshoi vendin për Sule.
Pas gjysmë ore lojë, rezultati i finales së madhe është ende ai i fillimit, 0-0. /IndeksOnline/
