75 Mall Live Search
23:34 / E Diele, 23 Gusht 2020 / C E

Bayerni kampion, Liverpooli n’xhep 5 milionë

Bayern Munchen është shpallur kampion i Evropës për herë të gjashtë në histori të klubit.

Për këtë triumf ndihmoi edhe Philippe Coutinho që është i huazuar te Bayerni nga Barcelona, shkruan Indeksonline.

Por, kur Barca e bleu brazilianin nga Liverpooli kishte një klauzolë si bonus që do tu paguhej anglezëve në rast se Coutinho fiton Ligën e Kampionëve.

Në këtë rast Barcelona do të duhet të paguaj bonuset në arkat e Liverpoolit edhe pse Bayerni e fitoi Ligën e Kampioneve. /IndeksOnline/