75 Mall Live Search
07:56 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / C E

Mbi 23 milionë persona me koronavirus në mbarë botën, prinë SHBA me 5 milionë

Sipas shifrave të fundit të hënën, 23.586.023 njerëz deri më tani janë infektuar me koronavirus globalisht, ku kanë vdekur 812.527 persona derisa janë shëruar 16,084,558.

ShBA kryeson listën për sa i përket infeksionit dhe fatalitetit me 5,874,146 raste dhe 180.604 vdekje.

Brazili renditet në vendin e dytë me 3.605.783 infeksione dhe 114.772 vdekje, shkruan Indeksonline.

Për sa i përket rasteve, India renditet e treta (3,106,348), e ndjekur nga Rusia (956.749), Afrika e Jugut (609.773), Peru (594,326), Meksika (560,164), Kolumbia (541,147), Spanja (407.879), Kili (397,665), etj. dhe Irani (358.905), treguan shifrat.

Vendet e tjera me mbi 10,000 vdekje janë Meksika (60.480), India (57.692), Mbretëria e Bashkuar (41.429), Italia (35.437), Franca (30.513), Spanja (28.838), Peru (27.663), Irani (20.643), Kolumbia (17,316), Rusia (16.383), Afrika e Jugut (13.055) dhe Kili (10.852). /IndeksOnline/