75 Mall Live Search
16:34 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

S’ka hajgare me Koemanin, këta janë lojtarët që i ka përzënë nga ekipi

Trajneri i ri i Barcelonës, Roland Koeman e ka ndërmend që të ketë një autoritet të plotë në skuadër.

Mediat spanjolle gjatë ditës së sotshme kanë raportuar që holandezi ka kontaktuar me disa nga lojtarët e ekipit për të ju thënë se nuk bëjnë pjesë në planet e tij për sezonin e ri, transmeton Indeksonline.

Koeman i ka kërkuar Luis Suarezit, Rakitic, Vidal dhe Umtitit që të kërkojnë një ekip të ri.

Një nga lojtarët që ka arritur të bind Koemanin të qëndroj është Jordi Alba. Spanjolli i ka premtuar atij që të do të jap më të mirën nga vetja sezonin tjetër.

Holandezi ka vendosur që t’i besoj Albas edhe një sezon./Indeksonline/