75 Mall Live Search
22:36 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj i del në përkrahje Haxhi Shalës: Komando, kam prit drejtësi për familjarët e juaj të masakruar

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i ka dal në përkrahje Haxhi Shalës pas thirrjes që ka marrë sot nga Gjykata Speciale.

Haradinaj thotë se ka pritur drejtësi për familjarët e deputetit Shala që i ka të masakruar, e jo ftesë nga një gjykatë e tillë.

“Komando, me faqe të bardhë e kalofsh edhe këtë sfidë. Kam pritë drejtësi për familjarët tuaj të masakruar” shkruan Daut Haradinaj në Facebook.