Leedsi, afër ta transferojë supersulmuesin e La Ligas

Skuadra e Leedsit pritet të jetë një skuadër serioze në sezonin e ri të Premier Ligës.
Anglezët janë shumë afër që ta kompletojnë transferimin e supersulmuesit të La Ligas, Rodrigo, transmeton Indeksonline.
Transferimi i sulmuesit spanjoll do t’i kushtojë Leedsit 35 milionë euro.
Ai nuk u paraqit në ndeshjen miqësore kundër Castellones dhe dy klubet janë të interesuara për të mbyllur marrëveshjen.
Rodrigo në të kaluarën ka qenë i lidhur me një kalim te dy gjigantët e Spanjës, Barcelona dhe Real Madridi./Indeksonline/