Koemani gjysmë ore sy më sy me Busquetsin, ja vendimi i fundit për të

Ronald Koemani po vazhdon bisedimet me të gjithë lojtarët e Barcelonës të cilëve po ua tregon individualisht planet e tij për sezonin e ardhshëm. Radhën sot e kishte Sergio Busquetsi.
Koemani i ka treguar mesfushorit spanjoll se nuk e ka në listë të shitjes, por që nuk do të jetë startues në ekipin e tij. Holandezi ia ka bërë të qartë mesfushorit se në ekipën e parë të tij do të jetë De Jong dhe jo ai.
Në takimin 30 minutësh, Koemani ka thënë se sistemi i tij do të bazohet më shumë në lojën e De Jong e Pjaniq dhe se në shumicën e kohës Busquetsi, do të jetë rezervist.
Mbetet të shihet tani vendimi i Busquetsit për të ardhmen pas këtij paralajmërimi të “frikshëm” nga Koemani./Indeksonline/