Në shtator mbahet muaji i filmit kosovar në Zvicër

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës ka njoftuar se përmes një postimi në Facebook se në muajin shtator do të mbahet muaji i filmit kosovar në Zvicër.
Me vullnetin dhe përkushtimin e artistit kosovar Sabahet Meta në bashkëpunim me Kino in der Reitschule dhe Qendrën Kinematografike të Kosovës kanë arritur të realizojnë një ngjarje të filmave kosovar që kryesisht do të jenë në gjuhën shqipe dhe gjermane, transmeton Indeksonline.
“Kulturalink, së bashku me Kino In Der Reitschule organizon një ngjarje të filmave në muajin shtator në Bern, ku do të shfaqen filma që janë prodhuar nga dhe për Kosovën, filma që trajtojnë tema të ndryshme sociale. Kjo ngjarje është pjesë e projektit, urë kulturore midis rajonit të Ballkanit dhe Zvicrës, projekt i cili është iniciuar nga Kulturalink dhe ka si qëllim të saj afatgjatë të bashkë-ndërtojë këtë urë kulturore me organizata të tjera partnere nga ky rajon”, thuhet në statusin e ambasadës.
Filmat do të shfaqen në fundjavat e muajit shtator, të premteve dhe të shtunave, duke filluar me 4 shtator. Për shumicën e filmave, gjuha e folur do të jetë shqip, por të gjithë kanë titra anglisht.
Më poshtë statusi i plotë: