Maguire shpallet fajtor, dënohet me 21 muaj burg

Harry Maguire është shpallur fajtor për sulm të rëndë, duke rezistuar edhe arrestimin e tij.
Mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester United, 27 vjeçar, u dënua për të gjitha akuzat ndaj tij nga një gjykatë në ishullin e Siros.
Maguire është dënuar me 21 muaj dhe 10 ditë burgim për veprat në të cilat ngarkohej, shkruan Indeksonline.
Ai u arrestua me vëllain dhe një mikun e tij pasi shpërtheu një zënkë ndërsa ai ishte me pushime në Mykonos për pretendimet se motra e tij ishte injektuar me një ilaç të dyshuar për përdhunim.
Gjykatësit iu ishte kërkuar të shtyjë procedurat për incidentin, i cili ndodhi të enjten e kaluar. /IndeksOnline/