Këngëtarja shqiptare nënë për herë të dytë

Rona Nishliu sot po feston ditëlindjen, e pikërisht në këtë ditë të veçantë ka dhënë edhe një lajm të veçantë.
Këngëtarja përmes një fototgrafie me të bijën të realizuar pranë bregdetit, ka bërë të ditur se ajo është në pritje të fëmijës së dytë.

“Sot në ditën e lindjes, du të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje”.

“Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë”, ka shkruar Rona në një postim në Instagram.
Kujtojmë që Rona u martuan në vitin 2018 në një ceremoni private./Indeksonline/