75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Qeveria serbe u vendos masa të reja 4 shteteve fqinje, s’kalohet pa test

Qeveria e Serbisë ka marrë vendimin, që të vendosë masa të reja ndaj 4 shteteve fqinje pas rritjes së numrit të infektuar me Covidin-19.

Qeveria ka prezantuar masa për udhëtarët nga vendet me një situatë të pafavorshme epidemike, përkatësisht të Maqedonisë Veriore, Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë.

Qytetarët e këtyre vendeve që hyjnë në Serbi duhet të kenë një test PCR, jo më të vjetër se 48 orë nga data e lëshimit. /Indeksonline/