75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / C E

Rauli shpallet kampion Evrope me të rinjtë e Realit

Raul Gonzales Blanco fiton trofeun e tij të parë si trajner.

Ish-kapiteni i Realit të Madridit arriti të udhëhiqte skuadrën e 19-vjeçarëve të Los Blancos drejt triumfit në Champions League e të rinjve ose siç njihet ndryshe Youth League.

Në finalen e madhe të këtij kompeticioni Reali i Madridit triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Benficas.

Finalizimet e Pablo, Gutierrez dhe autogoli i Jocu i dhanë mundësinë Realit për të fituar trofeun dhe Raul Gonzalesit për të festuar për herë të parë si trajner, me ish-sulmuesin që synon të jetë po aq i suksesshëm edhe në stol sa edhe në fushë. /IndeksOnline/