75 Mall Live Search
13:18 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Lajmi se Vuçiqi e viziton nesër Kosovën, del të jetë i pasaktë

Informacioni se oresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do ta vizitojë Kosovën po del të jetë i pasaktë. Kjo i është konfirmuar portalit serb B-92..

Në disa media atje u raportua se kreu i shtetit serb do ta nisë vizitën e tij të enjten në vendin tonë në Liqenin e Ujmanit.

Siç thuhet në atë lajm, Vuçiqi kishte deklaruar “se ditët e kaluara kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe se presionet kanë rënë në 72 orët e fundit”.

Megjithatë, siç konfirmohet për B-92.net, ky informacion nuk është i saktë.

Raportohet se bëhet fjalë për një lajm të shtatorit të 2018-s, ndërsa informacioni i sotëm është botuar së pari në portalin Nova.rs dhe më pas në Sputnikun rus dhe media të tjera, transmeton Klan Kosova.