Rita Ora pranon se në moshën 14-vjeçare kishte lidhjen e parë, ai ishte 26 vjeç

Rita Ora është mjaft e komentuar për jetën e saj private dhe njihet për lidhje të shumta.
Në një intervistë të publikuar së fundi, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka pranuar për herë të parë se lidhja e saj e parë ishte me një burrë 26-vjeçar kur ishte 14-vjeçare.
Megjithëse shtohet pyetja nëse “Ky është abuzim me fëmijë, apo jo?” Rita pranoi që asaj i pëlqente lidhja e saj dhe nuk ishte e detyruar për këtë.

“Unë isha gati e fiksuar me faktin që kisha një burrë që më dëshironte. Kjo më bëri të ndihesha mirë dhe nuk më interesonte çfarë bëri ai apo sa vjeçar ishte. Unë e dëshiroja atë. Është çmenduri”.

“Nuk dua të them që e pësova, sepse e doja”, tha ajo. “Nuk dua të them që isha i detyruar ta bëja. Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se u abuzova si fëmijë, por padyshim isha më e pjekur sesa duhej t’isha në moshën 14- vjeçare”.

Ndërsa, sot 29 vjeçarja po shijon lidhjen e saj të re me Romain Gavrasin./Indeksonline/
