Ahmeti për fillimin e vitit të ri shkollor: Do të jenë kushte e rrethana krejt ndryshe

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vizituar shkollën fillore “Faik Konica”, ku ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen për këtë fillimvit shkollor.
I shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala, ata me drejtues të shkollës kanë diskutuar lidhur me masat mbrojtëse kundër Covidit-19.
“Ky vit shkollor do të fillojë në kushte dhe rrethana krejt ndryshe. Prandaj edhe është shume e rëndësishme që të vazhdojmë me kujdes të shtuar dhe respektim të plotë të gjitha udhëzimeve, në mënyrrë që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh. Për ne, në vend të parë është dhe mbetet shëndeti dhe siguria e fëmijëve tanë!”, ka shkruar Ahmeti.
Njoftimi i plotë i tij:
Sot bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Shpresa Shala, vizituam shkollën “Faik Konica” ku po bëhen përgatitjet e fundit për fillimin e ri të vitit shkollor.
Në takim me drejtoreshen e shkollës Jehona Oruqi, mësimdhënësit e shkollës dhe kryetarin e Këshillit drejtues, Kushtrim Demiri diskutuam për masat mbrojtëse kundër #covid19 dhe respektimin e rregullave dhe protokolleve të hartuara të cilat duhet të zbatohen nga të gjitha shkollat.
Ky vit shkollor do të fillojë në kushte dhe rrethana krejt ndryshe. Prandaj edhe është shume e rëndësishme që të vazhdojmë me kujdes të shtuar dhe respektim të plotë të gjitha udhëzimeve në mënyrë që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh.
Për ne, në vend të parë është dhe mbetet shëndeti dhe siguria e fëmijëve tanë!



