75 Mall Live Search
17:07 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dua ju fton të jeni pjesë e sfidës “Dua Video”

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ju fton të jeni pjesë e videoklipit të ri.

Fituesja e çmimeve Grammy po kërkon ndihmën e fansave të saj për të krijuar videoklipin e këngës “Levitating” nga albumi i fundit që këngëtarja ka krijuar, “Future Nostalgia”, shkruan Indeksonline.

Ajo e bëri të ditur këtë duke prezantuar audicionin e hapur nëpërmjet një postimi në Twitter. “Hej djema! Jam shumë e entuziazmuar t’ju lajmëroj se unë jam duke punar ne një video muzikore për “Levitating” dhe unë dua që ju të jeni pjesë e këtij klipi, pavarësisht nëse është koreografi, një tutorial grim, animacion, që do të filloj në Tik-Tok.

 Merrni pjesë në sfidën #DuaVideo, dhe pjesa juaj do të përfshihet në pjesën zyrtare të videoklipit. Unë mezi pres të shoh se çfarë do të prezantoni” ka thënë ylli i muzikës. /Indeksonline/