75 Mall Live Search
11:26 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Thirret edhe një tjetër ish- pjesëtar i UÇK-së, nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale sapo i ka dërguar thirrje edhe një ish-pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për ushtarin Skender Zhitia. Lajmin për këtë thirrje të radhës e ka bërë të ditur kryetari i OVL së UÇK-së Hysni Gucati.

Ndryshe thirrje të tilla gjatë tërë këtij viti ka pasur në vazhdimësi.

Njoftimi i plotë:

Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish- pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish- luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë.

H.G