75 Mall Live Search
11:33 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rita Ora me mesazh për Kosovën, bën thirrje që të mbrohen fëmijët nga Covidi-19

Artisja me famë botërore Rita Ora, njëherish ambasadore e UNICEF UK, e cila vjen me origjinë nga Kosova, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse nga virusi COVID-19.

“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi Corona”, thotë Rita në video mesazhin, të cilin e gjeni të bashkëlidhur në vegëzën e mëposhtme. “Unë e mbajë maskën jashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë bashkë fundin e këtij virusi”, vazhdon ajo.

Ajo ju bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID – 19:

Të mbajnë maskën;
Të mbajnë distancën sociale;
Të mbajnë higjienën personale.
Zyra e UNICEF-it në bashkëpunim me USAID-in në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, që nesër të shndërrisin si yje botërore.

Për çdo fëmijë!

View this post on Instagram

@ritaora me mesazh për Kosovën

A post shared by Indeks Online (@indeksonline) on