75 Mall Live Search
11:36 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zgjatet afati për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim kredish

Në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendror të Kosovës, u mor vendimi për zgjatjen e afatit deri më 30 shtator 2020 për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim kredish sipas Udhëzuesit për ristrukturimin e kredive për shkak të COVID-19.

Afati i deritashëm ka qenë 31 gushti 2020

Udhëzuesi për ristrukturim kredish për shkak të COVIDIT-19 u miratua nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës më 8 qershor 2020 me qëllim të vendosjes së kritereve mbi të cilat duhet të bazohet procesi i ristrukturimit të kredive në kushtet dhe rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, duke synuar që kredimarrësit në vështirësi financiare të kenë mundësi të përmbushin detyrimet e parapara me kontratë dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor.

Udhëzuesi në fjalë aplikohet për të gjitha institucionet financiare të autorizuara për të ushtruar aktivitet të kredidhënies në Republikën e Kosovës.