75 Mall Live Search
12:42 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kejvina befason, trasformohet si Cardi B

Reperja me famë botërore, Cardi, B po bën bujë të madhe me këngën e fundit “WAP” në të cilën befasoi edhe paraqitja e Kyllie Jenner në videoklip.

Teksa ajo është kritikuar për paraqitjet dhe zhveshjen e tepruar në klipi, kjo gjë duket se i ka pëlqyer modeles shqiptare, Kejvina Kthella.

Bjondina seksi ka përdorur aplikacionin “Reface App” për t’u trasformuar si reperja amerikane.

“Kevi B”, ka shkruar Kejvina në mbishkrimin e transformimit, duke e konsideruar këtë si diçka qesharake.

Ndërkohë, kujtojmë se së shpejti Kejvinën do ta shohim në videoklipin më të ri të këngëtares kosovare, Kida./Indeksonline/