75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nesër mbledhja e ekzekutivit, Ministri Reçica me agjendë të ngjeshur

Nesër pritet të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë “Hoti”. Janë gjithsejtë 18 pika të rendit të ditës ku do të diskutohen. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të këtë agjendën më të ngjeshur. Ai do ta marr fjalën të paktën gjashtë herë në këtë mbledhje, raporton IndeksOnline.

Reçica do të paraqes për shqyrtim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomik Social dhe projektligjin për Inspektoratin e Punës.

Ai po ashtu do të paraqes për shqyrtim Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e kontributit vjetor në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, mes seli në Sarajevë.

Në këtë mbledhje kreu i MPMS-së, do të paraqes edhe projekt-rregulloren për Procedurat e Regjistrimit të Ndërmarrjeve Sociale, projekt-rregulloren për Procedurat e Raportimit për Arritjen e Objektivave Sociale dhe Raportet Financiare, projekt rregulloren për Procedurat e Marrjes, Refzimit dhe Humbjes së statusit të Ndërmarrjes Sociale si dhe Përbërja e komisionit dhe në fund do ta paraqes para kabinetit qeveritar edhe projekt-rregulloren për Strukturat Përgjegjëse të Monitorimit, Kontrollit dhe Procedurat për Gjoba dhe Ankesa të Ndërmarrjeve Sociale./IndeksOnline/